MENU
klinika

Ja si ndodhi ngjarja

Aksident në Tiranë- Durrës, kamioni përplas për vdekje kalimtarin

05.02.2020 - 18:46

Një aksident me vdekje ka ndodhur afër mbikalimit të Shkozetit në autostradën Tiranë- Durrës.

Një kamion me targat AA 216 AE ka përplasur një kalimtar i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Ambulanca shkoi drejt vendit të ngjarjes për të transportuar të plagosurin për në spitalin e Durrësit, por ishte shumë vonë . Ndërkohë nuk bëhet me dije identiteti i viktimës.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa mësohet se policia po shkon në vendin e ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN