Në pritje të mbrëmjes së madhe gala, të ndarjes së çmimeve “Oscars”, “Bright Side” sjell në vëmendjen dhe kujtesën e shikuesve-lexues, subjektin e filmave në garë. Më 9 shkurt, do të zbulojmë se cilët janë artistët më me fat, që do të fitojnë çmimet më prestigjioze në industrinë e filmit. Për më tepër, konkursi është mes këtyre filmave:
“The Irishman”: Një film mbi krimin, bazuar në historinë e vërtetë për zhdukjen e Jimmy Hoffa-s, një drejtues amerikan i sindikatës së punëtorëve. Historia përqendrohet në personazhin e Frank Sheeran-it, vrasësin e tij të supozuar. Një burrë i moshuar që jetonte në azil, i kujton kohërat kur ai ishte shofer kamioni dhe nuk kishte asnjë lidhje me krimin. Një ditën jeta e tij ndryshon dhe ai fillon të “pikturojë shtëpi”, por nuk ka asnjë lidhje me pikturat apo shtëpitë…
“Parasite”: Kjo është historia e një familjeje koreane, që jeton në një apartament të çuditshëm gjysmë-bodrum dhe i fiton të ardhurat duke paketuar kutitë e picave. Ata ëndërrojnë për një jetë më të mirë dhe një ditë, fati u torket në derë – ata punësohen nga një familje e pasur. Por, gjithçka ndryshon kur ata zbulojnë sekretin që është mbajtur brenda shtëpisë, për një kohë të gjatë…
“Once Upon a Time in… Hollywood”: Rick dhe Cliff, janë dy yje Hollivudi, të së kaluarës. Rick, dikur ishte aktor i famshëm, por tani karriera e tij po merr fund. Cliff është një ish-magjistar, i cili po përpiqet të gjejë ndonjë punë, pas thashethemeve se ai ka vrarë gruan e tij. Të dy kërkojnë vendin e tyre, në këtë realitet të ri… pa pushtet!..
“Marriage Story”: Ky film ka të bëjë me një divorc të komplikuar, por nuk do të shihni shumë skena gjyqësore. Shikuesve u ofrohet një vështrim mbi marrëdhëniet e familjeve problematike, para dhe pas dëgjimeve, konsultimeve dhe takimeve me avokatët, në kohën kur ata kanë vetëm njëri-tjetrin për të biseduar…
“Little Women”: Bazohet në romanin e shkrimtares amerikane, Louisa May Alcott. Ajo ndjek jetën e katër motrave, që nga fëmijëria dhe deri kur rriten. Dashuria e parë dhe humbja, kërkimi i vetes dhe vendit në botë, janë vetëm disa prej kurtheve. Ato kanë nevojë për njëra-tjetrën, për të kaluar të gjitha sfidat që u dalin përpara…
“Joker”: Xhoker tregon historinë e origjinës së zuzarit më të pamëshirshëm të librave humoristikë. Ne e shohim atë, në vitet 1980, si Arthur Fleck, i cili punoi si klloun dhe ëndërronte të ishte një komedian i famshëm. Dështimet e jetës, një sëmundje mendore dhe shoqëria, zgjojnë anën e tij të errët, duke e veshur portretin e tij, me maskën e lumturisë…
“Jojo Rabbit”: Gjatë Luftës II Botërore, një djalosh 10-vjeçar, tip i vështirë, përpiqet të gjejë vendin që i takon. Ndërsa, nuk mund të gjejë miq në botën e vërtetë ose të fitojë mbështetjen e të ëmës, papritur ai krijon një shok imagjinar. Por, situata del jashtë kontrollit, kur zbulon se nëna e tij, fsheh një vajzë hebreje, në shtëpinë e tyre…
“Ford v Ferrari”: Filmi tregon për përpjekjen e “Ford Motor Company”, për të lënë pas “Ferrari”-n, në garën “24 hours” të “Le Mans”, në vitin 1966. Për të fituar, Henry Ford kontakton Carroll Shelby, një projektues automjetesh, i cili pajtohet për të krijuar një makinë të re garash, me ndihmën e mekanikut, Ken Miles.
“1917”: Kjo është historia e dy ushtarëve. Ata duhet të mbajnë një mesazh të rëndësishëm, që do të ndihmojë më shumë se një mijë vetë, ndaj një kurthi vdekjeprurës. Për këtë, ata duhet të depërtojnë në thellësi të territorit të armikut.