MENU
klinika

"Nuk kishte vepër penale"

Pushohet çështja e CEZ, Kuvendi ankimon vendimin e Gjykatës

07.02.2020 - 11:20

Kuvendi ka ankimuar në apel vendimin e Gjykatës së Tiranës për çështjen e CEZ. Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Tiranës e pushoi si çështje me pretendimin se nuk kishte vepër penale por Kuvendi e ka ankimuar tashmë në Apel.

Pas hetimeve gati 3-vjeçare Gjykata e Tiranës vendosi pak ditë më parë të pushojë çështjen lidhur me procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në vitin 2007.

Gjyqtari Lazër Sallaku i cili mori vendimin e konsideroi të mbyllur dosjen CEZ pas konkluzioneve se hetimet nuk dhanë rezultat dhe nuk u gjendën element të veprave penale për ish-zyrtarët e akuzuar.

Dje është zbardhur vendimi i arsyetuar i Gjykatës ku thuhej që socialistët pretendonin se biznesmeni Nuel Kalaj për shkak të lidhjeve që kishte me Shkëlzen Berishën, kishte ndikuar në çështjen e privatizimit. Si prova për këtë paraqiteshin disa e-maile të shkëmbyera mes Kalajt dhe përfaqësuese të kompanisë çeke CEZ.

Por gjykata arsyeton se nga përmbajtja e e-maileve Ndue Kalaj si mik i Shkëlzen Berishës nuk ka pasur asnjë ndikim për privatizimin e OSSH të CEZ.