MENU
klinika

Koncert për miqësinë Shqipëri-Greqi

‘3 Musketierët’ ndezin skenën në Athinë

09.02.2020 - 15:52

Kishin premtuar se do të ishte një super koncert dhe e mbajtën fjalën. ‘3 Musketjerët’ ngritën peshë sallën e mbushur plot , të “Gazi Muzic Hall” mbrëmë në Athinë.

Kur është fjala për muzikë të mirë, ajo vërtet i kapërcen kufijtë dhe bashkon dy popuj. Elton Deda, Redon Makashi, Aleksander Gjoka së bashku me orkestrën simfonike të radio televizionit grek, interpretuan para një publiku shqiptare e greke këngët e tyre më të mira. Në një sallë magjike ata performuan edhe me artistët e njohur grek Kristo Dantis dhe Thanasis Polikandriotis.

Një projekt që ka brenda edhe bamirësinë, pasi pjesë e të ardhura nga shitja e biletave do të shkojnë për programin e rindërtimit të zonave të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Një bashkëpunim shqiptaro-grek që nisi në amfiteatrin e Tiranës në tetor të 2019 dhe po finalizohet në shtetin fqinj nën kujdesin e veçantë të ambasadës se Shqipërisë në Greqi me këto dy koncerte madhështore, i pari i mbajtur mbrëmë në Athinë dhe i dyti në Selanik më datë 13 shkurt në principal club.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfehet Aleksandër Gjoka

“Kam pirë 3 autobotë me alkool!”

Dyma: Çfarë është historia?

Një gozhdë, ku var romanet e mia

"Kemi marrë përsipër risk të madh…"

Koncerte në Greqi, ‘Tre Musketjerët’ e muzikës shqiptare