MENU
klinika

Denoncimi i oficerit

U përmend nga oficeri, reagon kryebashkiaku i Krujës

27.09.2018 - 13:10

Një ditë pas denoncimit të oficerit të Krujës Emiljano Nuhu, ku ai është shprehur se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimin e Xh. Malokut, u përmend edhe emri i kreut të bashkisë Krujë, Artur Bushit.

Kryebashkiaku i Krujës ka reagur për implikimin në këtë çështje.

Në një prononcim Artur Bushi thotë se dëshmia e Nuhut është e gatuar në selinë e PD dhe se ai nuk ka qenë në komisariatin e Krujës dhe për ta vertetuar pretendimin e tij dhe kërkon të publikohen pamjet e komisariatit. Sipas tij, dëshmia e oficerit është e gatuar në selinë e PD.

Dëshmia e Nuhut, e gatuar në selinë e PD. Nuk kam qenë në komisariatin e Fushë Krujës dhe për ketë do publikohen pamje nga komisariati i Fushë Krujës. Pamjet do vërtetojnë kush ka hyrë e kush ka dalë atë ditë. As Nuhu s’ishte në komisariat, ditën që ai pretendon. Të thonë emrat e oficerëve që kanë qenë atë ditë në Komisariat. Berisha shkruajti një version tjetër për këtë çështje, pasi e gatuan në zyrat e PD-së dhe nxorrën ‘Babalen’ e re”- është shprehur Artur Bushi.