MENU
klinika

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë

Rriten aktivet e sistemit bankar me 1.6%

11.02.2020 - 11:14

Totali i aktiveve në sistemin bankar arriti vlerën totale prej 1 476 miliardë lekë në fund të vitit 2019, duke shënuar një rritje me rreth 1.6%, krahasur me një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja është tre herë më e lartë krahasuar me vitin 2018, çka konfirmon tendencën pozitive të veprimtarisë së bankave dhe konsolidimin e këtij sektori në vendin tonë.

Banka Qendrore bën të ditur se, ulja e kredisë me probleme ka sjellë përmirësim të portofolit të kredisë që ndikon në uljen e provigjioneve.

Statistikat tregojnë se, totali i provigjoneve në fund të vitit zbriti në 28 miliardë lekë, 15 miliardë lekë më pak se në vitin 2018. Kredia për ekonominë u rrit me shumë se 7%.

Sipas BSH-së, kredia mbetet zëri kryesor në bilancin e sektorit bankar dhe përbën rreth 39% të totalit të aktiveve.

Ndonëse treguesi që kontribuoi më shumë në rritjen e aktiveve, është investimi në letra me vlerë, që u rrit me 20 miliardë lekë ose 5% me bazë bazë vjetore.