Një aleat i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Turqisë që të përgatitet vetë për të pushtuar Damaskun, pasi regjimi sirian vrau një duzinë ushtarësh turq gjatë javës së kaluar.
“Kombi turk duhet të planifikojë të hyjë në Damask dhe të shkatërrojë shtypësit nëse është e nevojshme”, tha Devlet Bahceli, udhëheqësi i Partisë ultra-nacionaliste të Lëvizjes Nacionaliste (MHP).
“Digje Sirinë, shkatërroje Idlib-in dhe mposht Asadin”, tha ai të martën gjatë një takimi partie.
Komentet e Bahcelit pasuan vdekjen e pesë ushtarëve turq në provincën veri-perëndimore siriane të Idlibit të hënën. Forcat e regjimit sirian sulmuan një bazë ushtarake turke në Taftanaz, Idlib, një javë pasi u vranë tetë turq.
Ankaraja tha se “neutralizoi” 101 trupa të regjimit si përgjigje.
Tensionet midis Ankarasë dhe Damaskut janë rritur shumë gjatë javës së kaluar, me Turqinë që kërcënon të nisë atë që do të ishte sulmi i saj i katërt ushtarak në tokën siriane, edhe me ekzistencën e një marrëveshjeje armëpushimi të vitit 2018, të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia..
Media turke publikoi imazhe të një treni që transportonte dhjetëra mjete të blinduara në kufirin sirian të martën.
Lidhur me përleshjet e të hënës, Bahceli i kërkoi qeverisë të rishikojë lidhjet e saj me Rusinë, e cila mbështet regjimin sirian. Moska dhe Ankaraja mbështesin anët e kundërta në këtë konflikt.
Të dy vendet kanë lidhje të forta tregtare dhe për sa i përket fushës së sigurisë, me blerjen e sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400 vitin e kaluar dhe përurimin e një tubacioni kryesor të gazit në janar.
Rusia është po aq përgjegjëse për vdekjen e trupave turke këtë muaj si regjimi sirian, i tha Bahceli parlamentit të martën. “Ne duhet të përballemi me këtë realitet,” tha ai. “Dëshira jonë e sinqertë është që qeveria të rishikojë marrëdhëniet e saj me Rusinë.”
Si mbështetësi kryesor i regjimit të Bashar Al-Asadit, Rusia ka ofruar mbështetje të rëndësishme ajrore për fushatën e Damaskut për të rimarrë provincën e Idlibit, bastionin e fundit të madh të opozitës në vend.
Sulmet ajrore shkatërruese të Moskës kanë vrarë rreth 300 njerëz dhe 700,000 civilë kanë ikur drejt kufirit turk që nga dhjetori.
Eksodi ka nxitur qëndrimin më agresiv të Ankarasë ndaj regjimit. Turqia tashmë pret rreth 3.6 milion refugjatë sirianë dhe ka frikë se fushata e përgjakshme e Asadit për të pushtuar Idlibin.
Presidenti Erdogan u zotua se Damasku do të paguante një “çmim të rëndë” për çdo sulm të mëtejshëm mbi trupat turke.
Ai tha se do të zbulojë të mërkurën hapat që duhen ndërmarrë pas situatës në Idlibputin erdogan