MENU
klinika

Rritja e pagave 100% për kabinetin e kryeministrit

Merret vendimi, qeveria e Kosovës shfuqizon vendimin e Haradinajt

12.02.2020 - 10:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shfuqizuar vendimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen 100 për qind të pagave për kabinetin e kryeministrit, njofton Klan Kosova.

Por, me këtë vendim nuk preken pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Gjithashtu është marrë vendim që zyrtarët që e kanë përfunduar mandatin të mos vazhdojnë të marrin përfitime. Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim edhe për anulimin e një sërë vendimesh të marra nga ish kryeministri Ramush Haradinaj, përfshirë këtu edhe koordinatorët e emëruar më herët.

Në vendimin e 20 dhjetorit të viti 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kështu kryeministrit Haradinaj iu bë paga nga 1500 euro në 2950 euro.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!