MENU
klinika

Axhenda e Komisionit të Venecias

Përplasja mazhorancë-Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

12.02.2020 - 13:57

Komisioni i i Venecias do të zbarkojë nesër në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë- Presidencë vitin e kaluar.

Pikërisht Kuvendi dhe Presidenca e kanë çuar të dyja në Venecia për opinion këtë çështje dhe nesër dhe pasnersër një delegacion ekspertësh do i prijë takimeve.

Axhenda e Delegacionit të Komisionit të Venecias:
13 shkurt:
Nesër ne 9:30 delegacioni i Venecias takon Ruçin;
Në orën 12:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Presidentin Ilir Meta;
Ne orën 10:40 delegacioni i Komisionit të Venecias takon anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor;
Ne orën 16:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Arta Vorpsin.

14 shkurt
Në orën 10: 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED.