MENU
klinika

Studimi

Internet 50 herë më i shpejtë se rrjeti 5G, zbulohet “sekreti”

12.02.2020 - 20:01

Një sistem me lazera që mund të jenë në gjendje të transferojnë të dhëna me shpejtësi ultra të shpejtë, deri në 100 Gbps, (ose 50 herë më shpejt se sa rrjeti më i fundit 5G, i cili mund të përcjellë të dhëna me shpejtësi deri në 2 Gbps), është zhvilluar nga disa shkencëtarë britanikë.

Në një studim të publikuar në revistën “Nature Communications”, thuhet se shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të kontrolluar lazerat që përçojnë dritë në frekuencën terahertz. Këto rreze zënë një vend mes mikrovalëve dhe valëve me rreze infra të kuqe.

Me këtë hapësirë të valëve ka vetëm një problem, lazerat duhet të pulsojnë deri në 100 miliardë herë në sekondë për të bërë të mundur përçimin e informacionit, diçka që inxhinierët në Universitetin e Lidsit dhe atë të Notingamit besojnë se mund të arrihet duke kombinuar dritën me fuqinë e valëve zanore.

“Praktikisht kemi përdorur valët akustike për të shkundur lazerin që përçon dritë në frekuencën terahertz”, tha Tony Kent, profesor fizike në Universitetin e Notingamit.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”