MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam kallo në këmbë. Si kurohen?

13.02.2020 - 11:17

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, jam 56 vjeçe dhe i kam thembrat me kallo. Si kurohen?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Kallotë janë një problem që haset më së shumti tek femrat për shkak të qëndrimit në këmbë për një kohë të gjatë si dhe këpucëve të papërshtatshme.
Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe mjaftojnë dy përbërës. Ky ilaç i përgatitur nga vetë ju në shtëpinë tuaj do të bëjë zbutjen e thembrave si dhe do të largojë qelizat e vdekura. 7 aspirina,
1 lugë gjelle lëng limoni.

Përgatitja:
Në një tas të vogël bluani aspirinat derisa të bëhen pluhur, shtoni lëngun e limonit dhe përzieni derisa të krijohet një krem homogjen.
Kremin aplikojeni mbi kallotë tuaja dhe zonën përreth.  Mbulojini këmbët me një pecetë dhe lërini për 30 minuta.
Më pas me një pecetë të lagur hiqni kremin nga kallotë. Lani këmbët me ujë të ngrohtë. Trajtimin bëjeni çdo mbrëmje për 1 javë rresht.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.