Policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të Jan Prengës, i cili u rrëmbye më 17 janar dhe humbi jetën nga torturat.
Më 31 janar në Maskuri të Shijakut rreth 1 km larg resortit “Golden” gjatë kontrolleve për trupin e Jan Prengës policia ka gjetur një plasmas me njolla gjaku. Ky send është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe është çuar në laborator për analiza.
Rrëmbimi i Prengës ka ardhur për shkak të një sasie prej 278 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është ndodhet i arrestuar në Angli.
Porosia për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz, është dhënë nga Dritan Rexhepi nga Vlora, i cili është person në kërkim për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Shqipëri, ndërkohë që aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, për trafik droge.