Gjatë vitit 2019 kanë lindur 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me një vit më parë.
Këto statistika vijnë nga INSTAT, që gjithashtu ka publikuar se numri i lindjeve, për tremujorin e katërt 2019 është 7.910, duke shënuar një rritje me 8,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e katërt 2019 rezulton 5.421, duke shënuar një rënie prej 0,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2018.
Shqipëria karakterizohet nga një shtesë natyrore pozitive, ku lindjet vazhdojnë të tejkalojnë vdekjet, dhe koeficienti bruto i shtesës natyrore ndryshe nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian është pozitiv.
Në tremujorin e katërt 2019, nëntë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tre qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.
Në tremujorin e katërt 2019, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 74 numrin e lindjeve.