SoftBank raportoi vetëm një fitim të vogël operacional prej $24 milion për sa i përket tremujorit të fundit pas më tepër humbjeve nga Fondi i Vizionit për kompanitë e reja në treg, i cili ka qënë nën shqyrtim të kujdesshëm pas një sër investimesh të dobëta, kryesisht te WeWork.
Rënia e fitimeve vjen pasi Elliott, një aktivist i investimeve kapitale offshore, i njohur për shtytje luftarake për ndryshim të të gjitha kompanive ku ai investon, i bëri presion konglomeratit Japonez të ndërmarrë një ri-blerje pas të aksioneve në shumën $20 miliard. Son Masayoshi, shefi i SoftBank, pati një përqasje pajtuese ndaj ndërhyrjes së Elliott duke thënë “Ne jemi mirënjohës që një investues kaq i shquar i është bashkuar bankës tonë”.
Një ditë më parë se të raportonte fitimet e saj, SoftBank pati disa lajme të mira kur një gjykatës federal në Amerikë vendosi në favor të blerjes së Sprint nga T-Mobile. SoftBank, e cila është kompania mëmë e Sprint, pa çmimin e aksioneve të saj të rritej me 12% pasi përvetësimi i kompanisë kaloi edhe pengesën e tij të fundit.
Por mediat raportojnë se Deutche Telekom, kompania mëmë e T-Mobile, mund të kërkojë terma më të favorshme pasi pozita financiare e Sprint është dobësuar qysh prej njoftimit të marrëveshjes në Prill të 2018-ës.