MENU
klinika

Projekti i ri

Së shpejti në shitje robotët për përdorim familjar

12.07.2019 - 13:08

Korporata japoneze, “SoftBank”, ka njoftuar se do të fillojë shitjen e robotëve që ngjasojnë me njerëzit për përdorim familjar.

Me këtë, kjo korporatë që merret me shitjen e telefonave dhe ofron internet po zgjerohet në një sektor që konsiderohet çelës për të adresuar çështjen e shkurtimeve të vendeve të punës në shoqërinë që po plaket me së shpejti në botë.

Robotët, që sipas kompanisë në fjalë do të mund të përdoren si dado, infermiere, punonjës të emergjencave mjekësore etj, do të shiten me çmimin prej 1900 dollarë.

Robotët do të jenë në gjendje të mësojnë dhe shprehin emocione, ka thënë shefi i kësaj kompanie, Masayoshi Son gjatë një konference për mediat.