Duke nisur nga nesër, Champions League nis me një trofe të ri, i cili do t’i jepet lojtarit më të mirë të ndeshjes. Ky stimul i ri starton nga 1/8 finale dhe shpërblen futbollistin më të mirë.
Kjo e bazuar në “rolin e tij në momentet vendimtare, pjekurinë taktike, krijimtarinë dhe frymëzimin, aftësi të jashtëzakonshme dhe lojë e ndershme”. Nëntë vëzhgues teknikë të UEFA-s do të vlerësojnë dhe vendosin se cili e meriton çmimin në çdo ndeshje.
Këta janë nëntë vëzhguesit teknikë të UEFA-s, shumë prej tyre ish-lojtarë të shkëlqyer, që kanë treguar nivel të lartë në garën madhore europiane për klubet: Aitor Karanka, Roberto Martínez, Ginés Meléndez, Packie Bonner, Cosmin Contra, Robbie Keane, Phil Neville, Willi Ruttensteiner dhe Gareth Southgate.