MENU
klinika

"Air-gen"

Rrymë edhe nga lagështia e ajrit?

19.02.2020 - 15:27

Shkencëtarët e Universitetit Amherst të Massachusettsit kanë arritur që ta krijojnë një pajisje, e cila gjeneron rrymë nga lagështia e ajrit të pastër.

Kjo teknologji, siç kanë thënë shkencëtarët, mund të jetë goxha e rëndësishme për të ardhmen e energjisë së ripërtërirë, ndryshimeve klimatike dhe në të ardhmen e mjekësisë. Laboratorët e inxhinierit elektrik, Jun Yao dhe mikrobiologut Derek Lovly, e kanë krijuar pajisjen e quajtur “Air-gen” ose gjenerator i fuqizuar me ajër, që funksionon me proteina të nanostrukturës së përçuesve elektrikë të prodhuara nga mikrobi gjeobakter.

“Air-gen” lidh elektrodat me proteinat e tilla me qëllim të gjenerimit të rrymës elektrike që vjen nga lagështia e ajrit e që është e pranishme në atmosferë. “Faktikisht po krijojmë rrymë nga ajri i rëndë”, ka thënë Yao. “Air-gen” prodhon energji të pastër gjatë 24 orëve në ditë, shtatë ditët të javës.

Kjo teknologji e re e zhvilluar në laboratorin e Yaos nuk është ndotëse, është e ripërtëritshme dhe nuk kushton shumë. Mund të përfitojë energji edhe në zona me thatësi të madhe, siç është Shkretëtira e Saharës.

Mikrobiologu Lovly ka thënë se kjo teknologji ka përparësi para formave të tjera të energjisë së ripërtërirë, siç janë energjia diellore dhe ajo e erës. “Ndryshe prej energjive tjera të gjelbra, Airgen-it nuk i duhen rrezet e diellit apo era. Ai prodhon energji edhe në hapësira të mbyllura”, ka thënë Lovly. Pajisjes “Air-gen” i duhet vetëm një shirit i trashë i përçuesve elektrik për të gjeneruar energji elektrike. Pjesa e përparme e shiritit është e shtrirë në një elektrodë, ndërsa ato më të voglat që mbulojnë pjesën e shiritit elektrik qëndrojnë në ballinë. Filmi thith ujin nga atmosfera.

Hulumtuesit kanë thënë se gjenerata e tanishme e pajisjes “Air-Gen” mund të furnizojë me energji elektrike vetëm pajisje të vogla. Kësisoj, shkencëtarët janë duke punuar aktualisht në krijimin e gjeneratës së dytë të pajisjes, e cila do të furnizonte me energji pajisje të dorës, siç janë monitoruesit e shëndetit dhe orët e mençura.

Në rast se prodhon sukses, atëherë do të eliminonte mundësinë që pajisjet e vogla të funksionin përmes baterive. Shkencëtarët shpresojnë që të zhvillojnë pajisje të reja, të cilat do të mund të eliminonin mbushjen e shpeshtë të baterive të telefonave. “Qëllimi kryesor është që të krijojmë një sistem të madh. Për shembull, kjo teknologji mund të vendoset në mure dhe do të furnizonte me energji elektrike krejt shtëpinë”, ka thënë Yao.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”