MENU
klinika

Ironia e Wilder

“Edhe djali im 2 vjeç godet më fort se Fury”

19.02.2020 - 20:17

Na ndajnë edhe 3 ditë nga supersfida, ku kampioni i botës në peshën e rëndë, amerikani Deontay Wilder (kategoria WBC) do të duelojë ndaj britanikut Tyson Fury.

Një përballje e fortë dhe spektakolare, që do të zhvillohet më 22 shkurt në Las Vegas. Kujtojmë që sfida e parë mes tyre u mbyll në barazim. Wilder, duke folur sot për mediat, ka thumbuar sërish Fury:

“Fury nuk di të grushtojë, këtë gjë e dinë të gjithë. Edhe djali im 2-vjeçar grushton më fort se ai. Do ta vë gjatë gjithë kohës nën presion. Nuk i besoj asnjë fjale që ai thotë për mua, pasi ai thjesht mashtron dhe manipulon njerëzit”.