MENU
klinika

Boks

Wilder mbron titullin, nuk e fal sërish Ortiz

24.11.2019 - 12:40

Peshat e rënda në boks dhuruan spektaklin e radhës për të gjithë të apasionuarit e këtij sporti. Boksieri amerikan Deontay Wilder ka mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) pas fitores me “KO” në raundin e shtatë ndaj kubanezit Luis Ortiz.

Kjo ishte sfida e dytë mes dy boksierëve, zhvilluar në Las Vegas, por ashtu si në duelin e parë rezutati nuk ndryshoi. Wilder tregoi gjithë forcën e tij në ring, duke mposhtur rivalin 40-vjecar, në humbjen e tij të dytë në karrierë, të dyja ndaj kampionit të botës.

Një e djathtë e fuqishme e Wilder në raundin e shtatë hodhi në tapet kubanezin, që ndryshe nga Fury, nuk u ngrit më. Suksesi nr.42 në karrierë për amerikanin (ka edhe një barazim), që është ende i pamposhtur, ndërsa për Ortiz kjo është humbja e dytë, ndërkohë që numëron edhe 31 fitore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN