“Hirushja” e këtij sezoni të Champions League, Atalanta, ka fituar thellë 4-1 ndaj Valencias, duke prekur fazën tjetër. Ndërsa Leipzig fiton 1-0 në fushën e Tottenham, duke surprizuar Mourinhon.
I pafat ishte mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i cili lëndohet në nxemje dhe për pasojë e sheh ndeshjen nga tribuna. Gjithsesi, kjo mungesë nuk ndikon tek Atalanta, që shënon dy gola që në pjesën e parë.
Fillimisht shënon Hateboer në 16’, ndërsa Ilicic në 42’ realizon një supergol. Por nuk do të mbaronte këtu. Freuler në 57’ trefishon rezultatin dhe pas 6 minutash Hateboer realizon dopietën personale dhe të katërtin për ekipin. Cheryshev në 66’ shënon golin e nderit për Valencian.
Në ndeshjen tjetër, finalisti i sezonit të kaluar, Tottenham, nuk ka qenë në formën e mirë. Pjesa e parë përballë Leipzig është mbyllur pa gola. Miqtë kanë pasur raste më të pastra. Për të ardhur në në 58’, ku Werner shënon golin e vetëm me penallti. Ndeshjet e kthimit luhen më 10 mars.