MENU
klinika

"Mjekë për Shqipërinë"

Paketë mbështetëse për kthimin e mjekëve shqiptarë

20.02.2020 - 13:57

Emigrimi i mjekëve dhe infermierëve është kthyer në një fenomen shqetësues. Për këtë qëllim ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se po përgatitet një tjetër paketë ndryshimeve për të bërë të mundur kthimin e tyre. Ministrja Ogerta Manastirliu shprehet se mbështetje për ta do të ketë në strehim, lehtësi fiskale dhe një kontratë mjaft stimuluese.

“Ne kemi hapur një dritare të posaçme për mjekët e diasporës në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, për t’i dhënë mundësi të gjithë mjekëve të njohin vendet e lira në sistem dhe jemi të gatshëm të çojmë përpara bashkë me ju formësimin e paketës së mbështetjes për rikthimin tuaj”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se janë më shumë se 113 mjekë të huaj që në dy vitet e fundit punojnë në Shqipëri, Manastirliu tha se është koha për të forcuar bashkëpunimin mes mjekëve shqiptarë në Botë.

“Sot është e mundur me epokën digjitale të kontribuoni për shëndetësinë shqiptare, edhe duke shkëmbyer eksperiencat me mjekët shqiptarë”, tha Manastirliu. Ministri për diasporën pandeli Majko ka paraqitur në shifra mjekët dhe infermierët që kanë emigruar. Gjatë dy viteve të fundit 400 mjekë dhe 2200 infermierë janë punësuar në sistemin publik në dy vitet e fundit.