21.02.2020 - 12:59
Kompania shqiptare Albawings do të fillojë operimin e fluturimeve tashmë edhe nga/drejt Aeroportit të Hamburgut, tri herë në javë duke filluar nga 29 Mars 2020, ka njoftuar media gjermane Hamburg News.
“Ne mirëpresim ngrohtësisht Albawings në Aeroportin e Hamburgut”, tha Dr. Joergen Kearsley, Drejtor Marketingu i Aviacionit në Aeroportin e Hamburgut. “Rruga e re do të thotë që pasagjerët tanë tani kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë dhe rrjeti ynë po rritet me një kryeqytet tjetër të Europës Jugore. Jam i emocionuar kur shoh zgjedhjen për pasagjerët tanë që rritet edhe më shumë.”
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kompania e parë ajrore shqiptare
“Air Albania”, fluturimet nisin këtë fundjavë
Debati për Air Albania
“’Air Albania’ mashtrim”, Autoriteti Civil i përgjigjet PD
Bileta 100 euro