Vogëlushja e Inis Gjonit ka trashëguar talentin e së ëmës dhe duket se ajo do të jetë një yll i së ardhmes. Tezja e saj, Ingrit Gjoni ka publikuar në Instagram një video të Coco Antonel duke kënduar dhe zëri i saj i ëmbël na bëri përvete. “Coco je një yll! Talenti i tezes ti, bravo”, shkruan këngëtarja në videon e mbesës së saj.
Coco është vetëm 8 vjeçe dhe që tani është bërë pjesë e akademisë së Klea Hutës, për t’u përgatitur për talentin e saj.
Vajza e Inisit ka rënë gjithmonë në sy për tiparet e veçanta të fytyrës dhe flokët e gjata kaçurrele. E ëma e saj kujdeset që 8-vjeçarja të duket një yll dhe në fotot që ka në rrjetet sociale shihet edhe pasioni që ka mbi modën.