MENU
klinika

Shpërthejnë komentet

Alketa dhe ‘Shën Maria’ e saj, si shkoi intervista “Canale 5”

22.02.2020 - 20:02

Ditën e sotme në emisionin “Verissimo” që transmetohet në televizionin italian “Canale 5”, u dha intervista e moderatores shqiptare, Alketa Vejsiu.

Në mes të personaliteteve të njohur italianë, Alketa ishte pjesë e emisionit dhe dha një intervistë të gjatë për jetën e saj personale, atë profesionale dhe sigurisht eksperiencën në “Sanremo”. Moderatorja tregoi për publikun italian ëndrrën me Maria De Filippi-n, e cila i doli vite më parë dhe i tha: “Po ti ç’bën këtu akoma?”

Pas kësaj, moderatorja e emisionit Silvia Toffanin, e quajti Maria De Filippi-n, Shën Maria dhe Alketa nuk e kundërshtoi. Pas kësaj deklarate në Twitter kanë shpërthyer komentet dhe të shumtë janë ata që kanë rënë gjithashtu dakord me fjalët e Silvia Toffanin.

“Alketa që sheh Maria De Filippi-n në ëndërr, e dua”, shkruan një komentues.

Të shumtë janë italianët të cilët e vlerësojnë moderatoren shqiptare për rrjedhshmërinë në të folur dhe shprehen se ajo është një figurë e përshtatshme për ekranin.

“Alketa është ndër të paktët të huaja që do më pëlqente në televizionet italiane. Përveç Belen, të tjerat dinë vetëm të bëjnë si të bukura dhe aq,” shkruan dikush.