MENU
klinika

Marshim për pagat

Ballshit i bashkohen minatorët e Bulqizës

23.02.2020 - 10:08

Vijon të rëndohet orë pas ore gjendja e punonjësve të uzinës së naftës në grevë urie prej 10 ditësh. Tre prej tyre përfunduan në spital të shtunën, por thanë se do të kthehen sërish aty deri në fund për pagat dhe rinisjen e punës.

Ndërkohë shtyrja për të martën e premtimit për tre pagat, i ka bërë ata edhe më shumë mosbesues përballë qeverisë dhe kompanisë.

Në orën 10 të kësaj të diele, naftëtarët së bashku me familjarët e tyre pritet të zhvillojnë një marshim paqësor drejt qendrës së qytetit. Protestës do ti bashkohen edhe minatorët e Bulqizës. Përfaqësues të minatorëve ndodhen prane grevistëve të Ballshit.

“Të bashkohemi se bashku për të drejtat tona . Po bëhen vite që minatoret nuk kanë marrë një status . Probleme të mëdha shëndetësore”, tha kryetari i sindikatës se minatorëve, Elton Debreshi.

Punonjësit e Poçemit janë sot në ditën e 11 të grevës së urisë, ndërsa naftëtarët në të 7.