MENU
klinika

Çfarë përmban marrëveshja?

Siguria rrugore/ Firmoset Deklarata e Stokholmit

23.02.2020 - 13:52

Shqipëria ka nënshkruar Deklaratën e Stokholmit, duke marrë angazhimin për zbatimin e planit të masave, për të rritur investimet në infrastrukturë dhe zbatimin e metodave inovative të evidentuara në praktikat më të mira ndërkombëtare, me qëllim përmirësim e sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve dhe reduktimin e numrit të fataliteteve si pasoje e tyre.

Deklarata është një plan veprimi prej 18 pikash, për të reduktuar me 50% fatalitetet dhe dëmtimet nga aksidentet rrugore, gjatë dekadës së ardhshme, ndërsa u prezantua gjatë Ministerialit të Stokholmit, ku mori pjesë dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjatë punimeve të konferences, Balluku ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Bankës Botërore, me të cilët ka diskutuar dhe detajuar projektin ambicioz të Qendrës së Monitorimit të Trafiku, por dhe projekte të tjera, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të sigurisë rrugore.

Më herët ministrja ka deklaruar se kjo qendër do të ngrihet brenda vitit 2020, ndërsa në funksion të saj do të realizohet edhe mbulimi i gjithë aksesve rrugore me kamera dhe sinjalistikë elektronike për kalimin e shpejtësisë.Sipas shifrave të ministrisë, në 6 vitet e fundit numri i aksidenteve rrugore është ulur me 22%, ndërsa numri i viktimave në 10 vitet e fundit është ulur me 36%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Punime në Autostradën Tiranë-Durrës

ARRSH: Ja si do bëhet lëvizja

152 viktima në nëntë muaj

Aksidentet, mbi 14 milionë euro dëme


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!