MENU
klinika

Festa

Në zemër të festës së ëmbëlsirave në Maliq

28.09.2018 - 11:31

Prej vitesh Maliqi ka bërë traditë të gostisë me miqtë e turistët me ëmbëlsirat më të mira të përgatitura nga duart e amvisave të zonës. Kjo festë është kthyer në jubileun e banorëve dhe vit pas viti po tërheq edhe më tepër të huaj të interesuar, po aq sa është atraksion edhe për vendasit.

Edhe këtë vit, festa u organizua në qendër të qytetit , edhe pse pjesëmarrës ishin bujqit e zonës, amvisat e qytetit dhe fashtrave përreth e të ftuar dhe kalimtarë të rastit të cilët patën mundësinë të shijojnë një pjesëz nga kulinaria e pasur e qytetit.

Festa e ëmbëlsirave mblodhi rreth vetes gatimet më të mira të llojit të embëlsirave dhe prodhimet më të mira bujqësore dhe blegtorale të zonës. Rreth 30 tezga ushqimesh u servirën dhe rreth 50 të tjera përmbanin produket e natyrës. Mjalti, rrushi apo mollët tashmë të kthyera në emblemë përfaqësuese për Maliqin u promovuan si vlera jo vetqm nga prodhuesit e tregëtarët, por edhe nga Bashkia Maliq.

Qindra pjesëmarrës të ardhur edhe nga zonat përreth u njohën dhe mësuan më tepër mbi ushqimin tradicional të Maliqit. Panairi nuk përfshiu vetëm se produktet e nxjerra në shitje për promovim vlerash, po edhe njohjen me projektin e Ministrisë së Bujqësisë , që synon kthimin e një sërë prej këtyre prodhimeve në markë ekskluzive shqiptare dhe eksportimin e tyre jashtë.

Si çdo vit , vjeshta bashkë me panairin erdhi edhe me një sërë aktivitetesh të tjera kulturore në këngë e valle vendase.

I gjithë organizimi përfunoi me banketin e financuar nga Bashkia për pjesëmarrësit.

L.S

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN