MENU
klinika

"Kaloni tre paga, pastaj negociojmë"

“Nuk duam lëmoshë”, naftëtarët apel shtetit

25.02.2020 - 10:52

Naftëtarët nuk do të tërhiqen nga greva e urisë deri sa kompania të shlyejë të paktën tre paga, nga rrogat e prapambetura. Më pas, naftëtarët do të ulen të negociojnë për pagat e tjera. Ky ishte apeli i bërë nga Sokol Dautaj, përfaqësues i naftëtarëve në Fier.

Në një komunikim për mediat, Dautaj iu drejtua strukturave shtetërore dhe kompanisë që menaxhon rafinerinë e naftës, se pa kaluar tre paga nuk do të ketë asnjë negociatë për rifillimin e punës.

“Ne ditën e djeshme kemi pasur telefonata për ti dhënë zgjidhje situatës. Por dje ne përcollëm në banesën e fundit kolegun tonë. Situata është shumë e agravuar, naftëtarët janë të acaruar. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, është ajo që duhet të ishte në bazë të detyrimeve. Të dyja palët duhet t`i japin zgjidhje sa më parë këtij problemi. Sot na është premtuar një pagë. Ne u bëjmë thirrje atyre lartë, nuk kemi nevojë për një pagë. Nuk e tërheqim atë pagë nga bankomati. Kemi kërkuar tetorin, nëntorin dhe dhjetorin. Pastaj le të negociojmë. Ajo pagë nuk tërhiqet nga bankomati. Tani duan të na joshin me një pagë, që është detyrim të na i japin.”

Sokol Dautaj u shpreh më tej se gjendja në familjet e tyre është e rënduar. Ai u shpreh se në disa familje naftëtarësh, për shkak të varfërisë nuk ka energji elektrike, të tjera familje janë me borxhe. Për këtë arsye, ai i bëri një apel të fortë shtetit, duke u shprehur se duhet të jetë i pari që të shkojë te naftëtarët për të biseduar, pavarësisht se rafineria menaxhohet nga një kompani private.

“Gjendja është e acaruar, po të shkosh në familjet tona është e papërshkuar me fjalë. Unë mendoj se mesazhi është i qartë, në rast se ne nuk duam ta politizojmë jetën e kolegut tonë, stresi është pasojë e gjithë asaj që ka ndodhur. Ka shumë familje naftëtarësh pa drita. Ka familje të tëra që janë me borxhe me kredi, që kanë fëmijët në shkollë. Nuk bëhet fjalë për mbijetesë, por për këto detyrime. Ne nuk ulemi në negociata, nuk do ketë hapje telefoni deri në momentin që kalojnë tre pagat. Janë minimi i detyrueshëm nga ata. Pastaj ne do ulemi me palët. Këtu shteti ka detyrim për këta njerëz dhe ka detyrim të vijë këtu të ulet me ne. Dje unë kam folur dhe me punëtorët e Poçemit, nuk kishin sinjalizim për marrjen e një page.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier