“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, jam 25 vjeçe dhe kam probleme me thonjtë e këmbëve thyen lehtë. Pse ndodh kjo?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Problemet e thonjve të gishtave mund të shkaktohen nga lythat, tumor-et poshtë thoit, infeksionet dhe qarkullimi i dobët të gjakut. Pjesa më e madhe e problemeve vjen nga këpucët e papërshtatshme, të cilat ushtrojnë shumë presion mbi thonjtë. Dëmtimet, siç janë gërvishtjet dhe infeksionet mund të shkaktojnë gjymtim të përhershëm të thonjve.
-Pritini thonjtë e gishtave drejtë. Mos i rrumbullakosni fundet e tyre pasi mund të shkaktojnë rritjen e brendshme të thonjve;
-Përdorni një palë gërshërë që të jenë të forta;
-Pas prerjes përdorni një smeril për të rregulluar formën;
-Vishni vetëm këpucë të përshtatshme;
-Lajini këmbët rregullisht, veçanërisht ndërmjet gishtave dhe thajini ato mirë;
-Vishni çorape që nuk janë shumë të ngushta.
Për më tepër do t’ju rekomandoja një vizitë tek podiatristi për të parë gjendjen tuaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.