MENU
klinika

Padia e Ilir Beqajt për qeverinë “Berisha”

Gjykata e Strasburgut i dërgon 3 pyetje shtetit shqiptar

25.02.2020 - 15:47

Rikthehet në vëmendje padia e deputetit socialist Ilir Beqja, të cilit iu hoq mandati në vitin 2011, nën akuzën se ka përfunduar nga fondet publike. Mësohet se Gjykata e Strasburgut i ka dërguar shtetit shqiptar disa pyetjet për padinë në fjalë. Në kërkesën e Strasburgut parashtrohet që shteti shqiptar të japë llogari për çështjen, duke iu përgjigjur 3 pyetjeve.

Heqja e mandatit
Në tetor të vitit 2011 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që t’i heq mandatin Beqajt. Ndërkohë që një vit pasi iu hoq mandati, në 2012-ën, Ilir Beqja paditi qeverinë ‘Berisha’ në Gjykatën e Strasburgut. Ai e kishte fituar mandatin në zgjedhjet e 2009-ës, ndërsa
një vit më vonë Kuvendi dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ta shkarkuar atë nga ky post. Kujtojmë nëse Ilir Beqja del fitues nga ky proces gjyqësor, atij do i njihen 3 vitet e heqjes së mandatit.

Pyetjet e Gjykatës së Strasburgut
-A ishte i ligjshëm vendimi i Parlamentit për të bërë një kërkesë të referimit në Gjykatën Kushtetuese? Në veçanti, ishte vendimi i marrë në përputhje me nenin 78/ 1 të Kushtetutës, siç u interpretua me vendimin nr. 29/2009?

-A ishte i parashikueshëm interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të nenit 70/ 3 të Kushtetutës?

Palët janë të ftuara të japin informacione mbi sfondin dhe çdo interpretim ose komentim doktrinor për qëllimin dhe zbatimin e nenit 70/ 3 të Kushtetutës.

– A dha Gjykata Kushtetuese arsye të mjaftueshme për të gjetur se kërkuesi kishte shkelur kërkesat e nenit 70 § 3 të Kushtetutës?

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!