MENU
klinika

AFP

Maskat veneciane shqiptare, vepra arti

26.02.2020 - 15:36

       Është një studio të veri të Shqipërisë, prej vitit 1997, e drejtuar nga artisti Edmond Angoni. Aty, çdo vit përgatiten dhjetëra mijëra maska veneciane për sezonin e karnavaleve. Një staf prej 50 artizanësh, punojnë rreth 30 000 maska në vit, që shpërndahen në të gjithë botën.

“Në fillim, çdo (maskë) është një mister, ju duhet të jeni të durueshëm për ta përfunduar, por duhet të prisni për të parë produktin përfundimtar,” – shpjegoi Nora Gjonaj, një artiste 41-vjeçare që punon në këtë fabrikë prej dy dekadash.

Ata përgatisin lloje të ndryshme maskash, nga ato të thjeshtat që shërbejnë vetëm për të mbuluar sytë e deri tek pjesët zbukuruese që shkojnë nga 20 deri në 1 500 euro. Shumica e tyre bëhen për karnavalet e Venecias, por këtë vit me anulimin e tyre pas përhapjes së koronavirusit, do të dërgohen në rreth 40 vende të tjera, përfshirë Francën, SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Australinë.

Kompania merr porosi gjatë gjithë vitit, për evente, por edhe prodhime kinematografike. Maskat e prodhuara nga kjo studio u veshën edhe nga yjet e hollivudit Nicole Kidman dhe Tom Cruise në filmin Stanley Kubrick, të vitit 1999 “Eyes Wide Shut”.

Para themelimit të studios, Edmond Angoni, sot 64-vjeçar, punonte dhe jetonte prej vitesh në Itali. Artistët që punojnë në studion e tij, ndjekin një seri hapash të përpiktë, ndërsa maskat i trajtojnë si vepra arti

“Çdo maskë ka bukurinë, magjinë dhe misterin e vet. Ne i kushtojmë shumë vëmendje anës artistike të maskave, duke i trajtuar ato me pasion dhe dashuri, si vepra arti” – tha ai, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha: Premiera nuk më tradhtoi

“Karnavalet e Korçës” në Prishtinë