MENU
klinika

Bukuroshja ruse

Sharapova tërhiqet zyrtarisht nga tenisi i luajtur

26.02.2020 - 15:17

Tenistja ruse Maria Sharapova, përmes një deklarate zyrtare, ka konfirmuar tërheqjen e saj nga sporti. Letra është publikuar në “Vogue”, duke lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen bukuroshja ruse t’i dedikohet modës dhe kompanisë së saj së ëmbëlsirave “Sugarpova”.

“Si arrij të lë pas krahëve të vetmen jetë që kam njohur? Si do të largohem nga fushat e lojës në të cilën jam stërvitur që kur isha fëmijë? Të largohem nga loja që dashuroj, që më ka sjellë dhimbje dhe gëzime të jashtëzakonshme?

Të largohem nga një sport në të cilin kam gjetur familjen time, larg tifozëve që më ndjekin gjithnjë? E di këtë gjë, ndaj ju lutem më falni për këtë vendim. Tenis, po të them përfundimisht lamtumirë”, – shkruan Maria Sharapova.

Tenistja ruse humbi që në raundin e parë në “Australin Open”, duke u eliminuar nga një rivale anonime. Ndoshta kjo humbje ka ndikuar në vendimarrjen e saj për t’u tërhequr nga sporti. Në karrierën e saj, rusja ka fituar të katër turnetë madhorë, madje Roland Garros dy herë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN