MENU
klinika

Kualifikohen Djokovic e Federer

US Open/ Serena Williams ‘tallet’ me Sharapovën!

27.08.2019 - 15:37

Pak surpriza në ditën e parë të US Open. Numri 1 i botës, Novak Djokovic kaloi në 3 sete me shifrat 6-4 6-1 6-4 Roberto Carballes Baena.

Në raundin e dytë të grand slamit nju-jorkez u kualifikua edhe Roger Federer i cili nuk e nisi mirë sfidën ndaj Sumit Nagal duke humbur setin e parë por më pas mbreti Roger reagoi fuqishëm duke fituar lehtësisht tre setet e tjera dhe gjithë ndeshjen 3-1.

Në raundin e dytë u kualifikuar edhe Kei Nishikori e Danil Medvedev.

Në kategorinë e femrave avancuan në raundin tjetër Ashleigh Barty, Karolina Pliskova dhe Serena Williams që shkatërroi me shifrat 6-1 6-1, rusen Maria Sharapova.