Numri i rezervimeve në raport me shtatorin e vitit 2019 është dyfishuar, ndërsa në listë të pritjes janë 7.957 të interesuar.
Kompania e ka ndërprerë shitjen e biletave pas fluturimit të parë i cili është realizuar në dhjetor të vitit 2018. Çmimi dhe data e fluturimit të ardhshëm ende nuk janë të njohur, mirëpo biletat për fluturimin komercial tashmë janë shitur.
Deri tani ekzistojnë 603 rezervime fikse nga 60 vende të botës me çmim prej 250.000 dollarëve. Mirëpo Virgin Galactic edhe më tutje pranon kërkesat e aventurierëve të interesuar. Në mes njerëzve të njohur të cilët tashmë i kanë blerë biletat gjenden edhe Justin Biber dhe Leonardo di Carpio. Pronari i Virgin Galactic Richard Brenson ka thënë se planifikon t’i shoqërojë udhëtarët në fluturimin e parë komercial. Për dërgimin e turistëve në gjithësi janë të interesuar edhe kompanitë Space X dhe Blue Origine