Transporti hekurudhor i mallrave ka pasur një kthesë pozitive në muajin janar. Sipas raportit më të fundit të Institut të Statistikave, në janar 2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është rritur me 30%, krahasuar me janar 2019, njëkohësisht kjo edhe rritja më e madhe për muajin e parë të vitit, krahasuar me format e tjera të transportit të mallrave.
Instat tregon se në janar 2019, volumi i mallrave të transportuar në mënyrë hekurudhore ishte 2.378 ton për kilometër, ndërkohë për të njëjtën periudhë të 2020, kjo vlerë arriti në 3.091 ton për kilometër. Nga ana tjetër, vihet re një rënie e transportit të mallrave nëpërmjet rrugëve ajrore. Sipas Instat, në janar 2020 janë transportuar 10% më pak mallra nëpërmjet rrugëve ajrore, krahasuar me janar 2019.
Gjithsej, në janar 2019 u transportuan 198 ton mallra përmes fluturimeve, kurse në janarin e vitit pasardhës, 177 ton. Transporti i mallrave në rrugë detare ka pësuar edhe rritje me 10% për muajin janar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por njëkohësisht zotëron edhe pjesën dominuese të transportit të mallrave. Sipas Instat, në janar 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 64,8 miliardë lekë dhe 56.7 % e tyre u transportua me det.