MENU
klinika

Koronavirusi nuk kursen miliarderët

Njerëzit më të pasur në botë humbasin 139 mld dollarë në ditë

27.02.2020 - 13:28

Rënia e tregjeve për shkak të koronavirusit uli ndjeshëm pasurinë totale të 500 njerëzve më të pasur në botë. Ata humbën 139 miliardë dollarë në ditë, raporton Bloomberg. Dhe kjo është goditja më e rëndë që nga fillimi i statistikave.

Bernard Arnault, CEO i Louis Vuitton, Moet, Hennessy, dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos humbën gati 5 miliardë dollarë secili. Pasuria e pronarit të zinxhirit spanjoll me pakicë Zara, Amancio Ortega, u ul me 4 miliardë, dhe kreu i Facebook, Mark Zuckerberg me gati 3.5 miliardë.

Nga miliarderët rusë, presidenti i LUKOIL, Vagit Alekperov humbi më shumë më gati 1.15 miliard, kreu i NOVATEK, Leonid Mikhelson humbi 692 milion dollarë, dhe nënkryetari i LUKOIL, Leonid Fedun humbi 508 milion dollarë.

Sipas raportimeve, tregu amerikan i aksioneve përjetoi një nga rëniet më të këqija në histori. Gjatë ditës, indekset kryesore patën një rënie me më shumë se 3.5%, ndërsa aksionet e gjigandëve të tillë si Google, Apple, Microsoft dhe Amazon ranë me gati 5%. ( newsobservatory )

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shifrat e kuqe" mbulojnë ekranet

CNBC/ Bursat europiane “humbasin kontrollin”


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!