MENU
klinika

"Do vetëflijohemi!"

Likujdimi i naftëtarëve të Ballshit irriton grevistët e Poçemit

27.02.2020 - 14:54

Pëmbushja e kërkesës së naftëtarëve të Ballshit për dhënien e tre pagave çka solli edhe mbylljen e grevës së tyre, ka sjellë një irritim të punonjësve të sistemit të Pompimit në Poçem. Ata thonë se kjo është e padrejtë për sa kohë kanë qenë ata të parët që kanë kërkuar likujdimin e 27 pagave të prapambetura, prej të cilave i janë premtuar vetëm 7, ndërsa kërcënojnë se do të shkojnë deri në vetëflijim.

“Ne ndihemi shumë të ofenduar. Jemi të parët që u futëm grevë urie. Me këtë veprim që bënë ata duke i plotësuar kërkesat uzinës, nuk di çfarë mund të bëjnë grevistët këtu. Mund të shkojnë në vetëflijim. Ne na janë premtuar 7 rrogat e fundit, duke mos marrë parasysh se kemi 27 rroga.

Ne po i kërkojmë në shtet se kemi punuar për shtetin. Ne jemi të irrituar sepse ne nuk na ka kaluar asnjë lekë. Fidri është staktuar vetë. Unë jam pa drita prej 24 orëve. Ne kemi deklaruar se jemi në ruajtje të objektit por jo në shërbim të tij. Ne jemi në të drejtën tonë ligjore për të na dhënë bukën e gojës. Problemi qëndron se ne po mundohemi të mos arrijmë në veprime të paligjshëm por zemërimi është i pakufinjtë dhe nuk e di se çfarë mund të bejmë. Irritimi kaloi kulmin dhe ata kanë mbyllur pronën prapë. Ne duam të drejtën tonë”, thonë grevistët.

Ndërkohë një defekt teknik i ndodhur sot në linjën e tensionit të lartë ka shkaktuar akoma më shumë tensione në radhët e grevistëve. Punonjësit thonë se druhen se për këtë incident do të fajësohen ata për shkak të qëndrimit që kanë pasur përgjatë këtyre ditëve si pasojë se moslikujdimit të pagave.

“Ky defekt është i linjës së tensionit të lartë. Do thotë shefi i komisariatit që e rrëzuat ju. Është stakuar komplet nënstacioni. Nëse do vepronim shpejt nuk do ndodhte kjo që ndodhi”, shprehen ata

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier