MENU
klinika

Emrat

Gara për Byronë Kombëtare të Hetimit, përzgjidhen katër kandidatë

27.02.2020 - 17:03

Byroja Kombëtare e Hetimit së shpejti do të ketë kryetarin e saj dhe në garë nga 8 kandidatë janë përzgjedhur 4 që do të jenë në fazën finale.

Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj, Idajet Faskaj pas intervistimeve të sotme dhe të djeshme janë zyrtarisht edhe kandidatët e mbetur në garë për kreun e BKH.

Nga gara janë skualifikuar Ardian Çipa, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi dhe Ylli Pjetërnikaj të cilët duke se janë vlerësuar më pak pas intervistimeve nga komisioni me anëtarët Arben Kraja i cili është dhe kreu i SPAK, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra.