MENU
klinika

Kandidatët

Mbledhja për anëtarët e KLD-së dhe Kryeprokurorin e ri

02.12.2018 - 16:55

Këtë javë, Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku shpalli edhe datën e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve.

Nga kkjo mbledhje, do të zgjidhen anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organ ky mjaft i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, që do të zgjedhë Kryeprokurorin dhe do të ngrejë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Ligji parashikon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të ketë 11 anëtarë, nga të cilët gjashtë janë nga radhët e Prokurorisë dhe pesë nga radhët e avokatëve, shoqërisë civile, akademikëve etj.

Nga këta gjashtë anëtarë prokurorë, tre duhet të jenë nga prokuroritë e Shkallëve të Para, nga të cilët njëri duhet të jetë prokuror nga Rrethet.

mbledhja-IAL-KLGJ-KLP-konica.al

Po kështu, dy duhet të jenë nga Apeli, njëri prej të cilëve nga Apeli i rretheve dhe një nga Prokuroria e Përgjithshme.

KANDIDATËT:

Me nisjen e Reformës në Drejtësi, si kandidatë për KLP u afruan fillimisht 19 prokurorë të të gjitha niveleve për 6 vende në KLP.

Kështu, nga Prokuroria e Përgjithshme u afruan prokurorët: Kostaq Beluri, Anila Leka dhe Ramadan Troci.

Nga prokuroritë e Apeleve, fillimisht u afruan: Arben Dollapaj nga Apeli i Shkodrës, Besa Nikëhasani nga Apeli i Shkodrës, Bujar Hoti nga Apeli i Durrësit dhe Luan Kaloçi nga Apeli i Tiranës.

Nga Prokuroritë e Shkallëve të Para u afruan: Antoneta Sevdari, Adriatik Cama, Arben Nelaj, Dritan Rreshka dhe Shpëtim Kurti nga radhët e Prokurorisë së Tiranës; Gentjan Osmani dhe Besnik Muçi nga radhët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Besnik Cani nga Prokuroria Elbasan, Dritan Prençi nga Prokuroria Kukës, Vat Staka dhe Arta Marku nga Prokuroria Shkodër dhe Elison Sadiku nga Prokuroria Korçë.

Kujtojmë se Arta Marku, duke qenë se shërbente si Kryeprokurorure e Përkohshme, edhe pse e kaloi me sukses vetingun, vendosi të heqë dorë nga kandidatura për KLP.

vettingu-konica.al

Pasi kaluan në sitën e vetingut, KPK rikonfirmoi në detyrë 10 nga 19 kandidatë për KLP. Problemi qëndroi në kandidatët prokurorë nga Apelet.

I vetmi që kaloi me sukses vetingun ishte Arben Dollapaj nga Prokuroria e Apelit Shkodër, ndërsa Bujar Hoti, Besa Nikëhasani dhe Luan Kaloçi nuk mundën dot të krijojnë një nivel të mjaftueshëm besueshmërie për kriteret e pasurisë dhe integritetit të figurës.

Kjo detyroi Arta Markun, në cilësinë e Kryeprokurores së Përkohshme që të shpallte vakancën për kandidatë për KLP nga prokuroritë e Apelit.

Në thirrjen e parë askush nuk u përgjigj, çka e detyroi Markun të bënte thirrjen e dytë.

Në këtë të fundit, Bujar Sheshi, prokuror i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda shprehu interes dhe plotësonte kriteret, duke kaluar me sukses vetingun.

Kandidimi i Sheshit bëri që numri total i kandidatëve për KLP të shkonte në 20, me 10 të rikonfirmuar në detyrë, 9 të shkarkuar dhe një të tërhequr pas rikonfirmimit.

Aktualisht, kemi dy kandidatë nga Prokuroria e Përgjithshme për një vend në KLP: Kostaq Beluri dhe Anila Leka. Për dy vende nga prokuroritë e Apelit kemi vetëm dy kandidatë, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapaj.

Nëse do të duhet, vakanca do të përmbushet me short nga prokurorët e Shkallëve të Para, të cilët janë gjashtë, ku vetëm tre janë nga kryeqyteti dhe tre të tjerë nga rrethet.

KANDIDATËT PËR KLP:

Vettingu-konica.al
Vettingu-konica.al

NGA PROKURORIA E PËRGJITHSHME:

1. Kostaq Beluri, Prokurori e Përgjithshme
2. Anila Leka, Prokurori e Përgjithshme
NGA PROKURORITË E APELIT
1. Arben Dopallaj, Prokuroria e Apelit Shkodër
2. Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda

NGA PROKURORITË E SHKALLËS SË PARË:

1. Antoneta Sevdari, Prokuroria Tiranë
2. Besnik Cani, Prokuroria Elbasan
3. Besnik Muçi, Prokuroria për Krimet e Rënda
4. Gentjan Osmani, Prokuroria për Krimet e Rënda
5. Dritan Prençi, Prokuroria Kukës
6. Vat Staka, Prokuroria Shkodër

SHKARKUAR:

1. Ramadan Troci, Prokuroria e Përgjithshme
2. Adriatik Cama, Prokuroria Tiranë
3. Dritan Rreshka, Prokuroria Tiranë
4. Shpëtim Kurti, Prokuroria Tiranë
5. Arben Nelaj, Prokuroria Tiranë
6. Besa Nikehasani, Prokuroria e Apelit Shkodër
7. Bujar Hoti, Prokuroria e Apelit Durrës
8. Luan Kaloçi, Prokuroria e Apelit Tiranë
9. Elison Sadiku, Prokuroria Korçë

DORËHEQUR:

1. Arta Marku, Prokuroria Shkodër