MENU
klinika

Përdora vetëm një ilaç për dhimbje koke!

Gruaja e shëruar nga koronavirusi në Itali: Mos kini frikë!

28.02.2020 - 09:37

Një frymëmarrje lehtësimi vjen në këto momente paniku të shkaktuara nga virusi i ri nga Kina që po përhapet me shpejtësi në të gjitha kontinentet.

Gruaja e parë në Itali që u shërua nga koronavirusi jep një intervistë për mediat italiane ku thyen të gjitha muret e alarmit.

“Duhet të zgjohemi djema, jemi duke i bërë keq vetes”, e fillon deklaratën e saj 47 vjeçarja nga Padova.

“Pas vdekjes së Adriano Trevisan, viktima e parë nga koronavirusi, bëra testin me tampon dhe jo për vete, por për ata që kisha afër. Më shikonin sikur iu pështyja virusin në kafe. Frikë? Po për çfarë? Bëhet fjalë për një grip, nuk është se vdes. Më duket se janë çmendur të gjithë”, shton 47 vjeçarja.

Gruaja qëndroi një ditë në spital pasi iu nënshtrua disa testeve e më pas u vetëizolua në karantinë në shtëpinë e saj.

“Të vetmin ilaç e mora me mendjen time. Po më dhimbte koka nga e gjithë kjo rrëmujë dhe pyeta mjekët nëse mund të merrja një pilulë për këtë gjë dhe kaq. Nëse nuk do të ndodhte vdekja Adrianos me shumë mundësi që nuk do ta merrja as vesh që isha e prekur me koronavirus”, shtoi ajo.

Në fund gruaja e shëruar nga virusi me origjinë nga Kina tregon për gazetarët se është shumë mirë dhe se në rastet e mëparshme me grip që ka kaluar ka pasur dhe kollë, gjë që nuk i është përsëritur kësaj herë. Ajo shton se mezi pret të mbarojë karantinën dhe të rikthehet në punë.