MENU
klinika

Meta fton qytetarët në tubimin e 2 marsit

“Koha të shpëtojmë shtetin nga pengmarrësit e pushtetit”

28.02.2020 - 10:26

Kur kanë mbetur dhe tre ditë nga tubimi i 2 marsit, presidenti Meta thotë se çdo qytetar i vendit tonë duhet të kuptojë se kriza e tmerrshme institucionale, ekonomike e shoqërore, si dhe rritja e pasigurisë për të ardhmen, buron nga mungesa e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri për domosdoshmërinë e mbrojtjes së Kushtetutës nga politikanët që për më shumë pushtet i venë kazmën themeleve të shtetit, si përmes ndërhyrjeve të nxituara dhe jo transparente, ashtu edhe përmes bërjes së ligjeve anti-kushtetuese që minojnë sundimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, siç është bërë traditë sidomos në vitet e fundit.

Për Presidentin, është koha që sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve që nxjerrin ligje për të shkelur dhe dhunuar Kushtetutën e Republikës.

“Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër” thekson Meta në postimin e tij në facebook.

Më 2 mars, presidenti Ilir Meta ka ftuar popullin që ti bashkohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të krijuar atë që ai e ka konsideruar si “Besëlidhja kundër grushtit të shtetit”. Kreu i Shtetit ka bërë të ditur se aty do të firmosë një dekret të rëndësishëm për çmontimin e këtij grushti shteti. Ai e konsideron parlamentin jo legjitim, ndërsa më parë ka bërë të ditur se atë do e shpërndajë populli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëdhënësi i Metës i përgjigjet me disa pyetje Ballës

“Ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës”


Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!