MENU
klinika

Tërmeti i 26 nëntorit

Skadoi afati i aplikimit online për rindërtim

29.02.2020 - 14:12

Skadon afati i aplikimit për të përfituar nga programi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Data 28 shkurt ka qenë afati i fundit ku të prekurit që humbën banesat nga ajo lëkundje tragjike mund të aplikonin online në portalin “Shtëpia ime”. Kjo është vetëm faza e parë, ku pastaj Bashkitë e zonave të prekura do të mbledhin aplikimet për t’i ndarë në varësi të programeve ku do të aplikojnë, rindërtim nga e para, dëmshpërblim apo rikonstruktim!

Më pas qytetarët do të duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet që plotësojnë dosjet e tyre për të nisur nga puna. Në varësi të dëmit që ka pësuar banesa, do të bëhet dëmshpërblimi ose rindërtimi i banesës nga e para.

Referuar shifrave që kryetari i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj bëri me dije se janë regjistruar 8100 banorë, megjithatë bëri me dije se nëse do të ketë qytetarë që për motive të ndryshme nuk kanë aplikuar, do t’i kërkojnë qeverisë për të shtyrë afatin. Për Tiranën nuk ka një shifër konkrete se sa është numri i aplikantëve.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin