MENU
klinika

"Jepini zanaksin të qetësohet!"

“Besëlidhja” apo “Besëlikja”? Presidenca i përgjigjet Ramës

01.03.2020 - 12:42

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha gjatë Kongresit të PS me të rinjtë se debati i sotëm për “Beslidhjen” apo “Besëliken” është degradim dhe humbje kohe.

Në një reagim në “Facebook”, Blushi shkruan se “gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi pabesi”, duke shtuar se “e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje”.

“Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje! Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës! Duke kaluar dhe vijën e kuqe, ate të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje. Jepini zanaksin të qetësohet!”, shkruan Blushi.