MENU
klinika

Tri çmime Polanskit

Artistët braktisin ceremoninë “César”

01.03.2020 - 16:55

       Janë larguar menjëherë nga salla e ceremonisë së çmimeve “César” në Paris, disa prej aktorëve të pranishëm. Roman Polanski, i cili u dënua për përdhunimin e një 13-vjeçari në 1977, fitoi çmimin si regjisori më i mirë.

Çmimet “César” – ekuivalenti i “Oscars” në Francë – janë përcjellë me shumë në polemika, pasi “An Officer and a Spy” i Polanskit, numëroi plot 12 nominime. Regjisori polako-francez u largua nga SHBA-ja, pas dënimit për përdhunim, në vitet e ’70-të.

Nga ajo kohë, regjisori i famshëm është përballur me të tjera akuza për ngacmim seksual. “An Officer and a Spy”, tregon për aferën e Dreyfus-it në Francën e shekullin të 19-të, duke fituar tri çmime.

Polanski dhe anëtarët e ekipit të tij, nuk morën pjesë në ceremoni. Vetë regjisori, më parë është shprehur se nuk ndihet i sigurtë.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Padi edhe për Shkencat e Filmit

Akademia e Arteve paditet nga Roman Polanski

Një regjisor në arrati

Polanski pret për OSCAR në Francë!