MENU
klinika

Si do të provohet?

Kompania amerikane teston te rreth 1000 pacientë ilaçin për Koronavirusin

02.03.2020 - 10:38

Një firmë biomjekësore amerikane ka njoftuar se ka filluar studime klinike shtesë të Remdesivir-it, deri më tani ilaçi më premtues për të trajtuar koronavirusin dhe branda muajit mars do të testohen me të rreth 1000 pacientë.

Ilaçi, i shpikur nga kompania ‘Gilead Science’ me seli në Kaliforni, po testohet fillimisht tek afro 400 pacientë “me shfaqje të rënda klinike të virusit COVID-19”, të cilëve do t’u jepet një kurë pesë ose dhjetë ditore e këtij ilaçi.

Një tjetër grupim prej rreth 600 pacientësh “me shfaqje klinike të moderuar të sëmundjes”, sipas një deklarate të kompanisë Gilead, do të ndahen në tre grupe.

Një e treta e tyre do të marrë pesë ditë trajtim me ilaçin Remdesivir, një e treta do të marrë 10 ditë trajtim dhe pjesa tjetër do të vazhdojë të marrë “vetëm kujdesin shëndetësor standard”.

Në muajin shkurt, kompania ‘Gilead’, duke punuar me autoritetet kineze dhe shkencëtarët, filloi dy studime klinike në Wuhan, ku shpërthimi i virusit u raportua për herë të parë, si dhe do të zhvillojë një testim tjetër afatgjatë të udhëhequr nga Universiteti i Nebraskas “në deri në 50 vendndodhje të ndryshme në mbarë globin”.

Ky raund i katërt i provave klinike do të zhvillohet “në qendra mjekësore kryesisht në vende aziatike”, tha kompania, “si dhe në vende të tjera të globit që kanë një numër të lartë të rasteve të diagnostikuara”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë thonë shkëncëtarët?

Zbulohet burimi i përhapjes së koronavirusit!

Flet eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA

Si të mbroni veten nga koronavirusi?