MENU
klinika

"E papranueshme që..."

Erdogan hapi kufijtë/ Merkel del hapur kundër tij

02.03.2020 - 17:40

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se e kuptoi që Presidenti turk Tajip Erdogan priste më shumë ndihmë nga Evropa për t’u marrë me krizën e refugjatëve, por shtoi se ai nuk duhet të përdorë refugjatët për të shprehur pakënaqësinë e tij.

Më shumë se 10,000 migrantë, kryesisht nga Siria, shtetet e tjera të Lindjes së Mesme dhe Afganistani, kanë arritur në kufijtë tokësorë të Turqisë me shtetet e BE-së Greqia dhe Bullgaria, pasi Ankaraja tha të enjten e kaluar se do të ndalonte mbajtjen e tyre në territorin e saj.

“E kuptoj që Turqia po përballet me një sfidë shumë të madhe në lidhje me Idlibin,” u tha Merkel gazetarëve. “Ende, për mua është e papranueshme që ai – Presidenti Erdogan dhe qeveria e tij – nuk po e shprehin këtë pakënaqësi në një dialog me ne si Bashkimin Evropian, por përkundrazi, duke përdorur refugjatët. Për mua, kjo nuk është rruga për të ecur përpara.

Merkel shtoi se Bashkimi Evropian dhe Turqia duhet të rifillojnë bisedimet për marrëveshjen e tyre për refugjatët dhe se Gjermania ishte gjithashtu e hapur për të mbështetur Turqinë.

Merkel tha që ajo do të vazhdojë të flasë me homologët turq në një përpjekje për të zgjidhur situatën dhe do të ofrojë mbështetje dypalëshe nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet me BE.

Kriza që po zhvillohej me shpejtësi erdhi pasi Turqia u tha miliona emigrantëve dhe azilkërkuesve të pritur në tokën e saj se nuk do të qëndrojë, nëse duan të largohen. Ndërsa mijëra njerëz të dëshpëruar u tërhoqën drejt kufirit grek, kanë shpërthyer përleshjet me forcat e sigurisë greke që kërkuan t’i mbanin ata.

Të dielën, Greqia thirri një klauzolë emergjente të traktateve Evropiane dhe pezulloi pranimin e kërkesave për azil.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasja më SHBA-në

Erdogan: Ose do bëhemi, ose vdesim!