MENU
klinika

Presidenti turk kërkon ndihmë

Erdogan: Nuk i përballojmë dot më të vetëm emigrantët

20.02.2019 - 15:58

Presidenti i Turqisë tha të martën se vendi nuk do të ishte në gjendje të përballonte  i vetëm, një “dallgë” të re potenciale të migracionit.

“Ndërtimi i mureve më të larta me tela me gjemba nuk është mënyrë për të parandaluar migrimin e parregullt”, citoi agjensia turke Anadolu Agjencisë Rexhep Tajip Erdoğan të thoshte në Stamboll në Konferencën e 6-të Ministrore të Procesit të Budapestit mbi Migracionin më 19 shkurt.

Ai theksoi se mbajtja e refugjatëve sirianë brenda kufijve të Turqisë nuk mund të konsiderohet mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit të migracionit.

Foto e marrë nga Express.co.uk

Ai vuri në dukje se formula e zonës së sigurtë që ai propozoi në fillim të krizës në Siri është metoda më praktike për kthimin e refugjatëve, duke shtuar se nëse Turqia nuk mund të riatdhesojë miliona sirianë në shtëpitë e tyre në këtë mënyrë, herët a vonë ata do të trokasin në dyert e vendeve evropiane.

Ka rreth 260 milionë emigrantë, mbi 68 milionë njerëz të zhvendosur dhe më shumë se 25 milionë refugjatë në mbarë botën, tha ai duke nënvizuar se këto numra po rriten dita ditës për shkak të urisë, luftërave civile, sulmeve terroriste, rrethanave politike dhe arsyeve ekonomike.

“Turqia ka shpenzuar mbi 37 miliardë dollarë burime të veta kombëtare për stehimin e refugjatëve”, shtoi ai, duke përmendur shifrat e OKB-së. Erdogan tha se Turqia është bërë një strehë për refugjatët, pavarësisht nga etnia, gjuha ose feja e tyre.

Procesi i Budapestit, një forum konsultativ për sisteme gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për migrim të rregullt, është kryesuar nga Turqia që nga viti 2006.

Foto e marrë nga Armen News

Duke iu referuar një vendimi nga SHBA për të reduktuar ndihmën ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Gazë, Erdogan tha se përpjekja për t’i disiplinuar ata nëpërmjet varfërisë është çnjerëzore. Ai tha se është jashtëzakonisht e gabuar t’i përdorësh këta njerëz, të cilët u dëbuan nga atdheu i tyre 70 vjet më parë, si një mjet politik. Duke iu referuar të dhënave të OKB-së, ai tha: “Po e them këtë si president i një vendi që strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë”.

Ai theksoi se migrimi është një çështje humanitare dhe politike së bashku me dimensionin e saj të sigurisë dhe në thelb të kësaj çështjeje ka mungesë drejtësie dhe ndjeshmërie.

Hurriyet Daily News

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN