MENU
klinika

Zbulimi i NASA-s

Mini-Hëna ndodhet prej disa vitesh në orbitën e Tokës

02.03.2020 - 19:26

Dy astronautë nga Universiteti i Arizonës kanë pikasur një shkëmb hapësinor në orbitën e tokës. Asteroidi i quajtur 2020 CD3, besohet të jetë futur në orbitë tre vjet më parë, por është vënë re vetëm me 15 shkurt falë pajisjes CSS të NASAS. Ky trup qiellor, të cilin astronautët e cilësuan si mini-hëna, pritet të dalë nga orbita e tokës në prill të këtij viti. Mini-hëna ka madhësinë e një makine dhe është i dyti asteroid që rrotullohet rreth tokës. Prania e këtij shkëmbi hapsinor në orbitën e tokës do të jetë e përkohshme. Në prill ai do të vazhdojë rrugëtimin e tij dhe të sillet rreth diellit. Në vitin 2006, e njëjta pajisje zbuloi një asteroid tjetër i cili u fut në orbitë dhe më pas doli prej saj një vit më vonë. Objekte të tilla të vogla, tërhiqen shpesh nga orbita e tokës kur planeti ynë përafrohet me orbitën e diellit.  Sipas NASAS, është pikërisht graviteti që tërheq trupa qiellorë duke ndryshuar orbitën e tyre.

Fakte Interesante Për Asteroidët

Në vitin 1801, Giuseppe Piazzi zbuloi një asteroid, por besonte se kishte zbuluar një planet të ri. Piazzi i vuri emrin Ceres në nder të perëndeshës Romake të të mbjellave. Ceres kishte një diametër prej 933 km. Pas zbulimit të shkëmbinjve të tjerë nëpërmjet teleskopit, u kuptua që Ceres në të vërtetë nuk ishte një planet por një trup qiellor. Këto trupa qiellorë kishin formën e yllit dhe kështu u quajtën “asteroidë” që do të thotë “formë ylli.” Qindra mijëra asteroidëve të pikasur në qiell janë relativisht të vegjël. Vetm 200 prej tyre që ndodhen në mesin e orbitave të Marsit dhe Jupiterit kanë një diametër prej 100 km. Aktualisht numërohen 600,000 asteroidë të njohur dhe të identifikuar në sistemin tonë diellor. Shkencëtarët besojnë se rënia e një asterioidi në tokë 65 milionë vite më parë, shkaktoi një reagim zinxhir që zhduku dinosaurët nga faqja e dheut

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”