MENU
klinika

“The Astronomical Journal”

Bëhet zbulimi i madh në hapësirë, gjendet “binjaku” i Tokës

02.03.2020 - 19:31

Studentja e universitetit “British Columbia”, në Kanada, Michelle Kunimoto zbuloi 17 planetë të rinj, mes të cilëve njëri, pak më i madh se Toka, mund të ketë mundësi për të qenë i banueshëm. Zbulimi u bë falë teleskopit Kepler të Nasa-s dhe punës së saj që u publikua nga “The Astronomical Journal”.

“Është vërtet entuziazmuese, duke marrë parasysh që janë vetëm 15 planetë të vegjël të konfirmuar në zonën e banueshme të zbuluar nga të dhënat e Keplerit”, -shpjegoi Michelle, duke komentuar arritjen e saj.

Më interesanti i planetëve të zbuluar është një shkëmbor, diametri i të cilit është 1.5 herë më i madh se Toka. Ai ka një vit të gjatë 142 ditë e gjysmë dhe orbitën rreth një ylli të tij me një distancë pak më të madhe se ajo e Mërkurit në Sistemin tonë Diellor. Planeti merr nga ylli i vet rreth 1/3 e dritës që Toka merr nga Dielli dhe për rrjedhojë ndodhet në një zonë të temperaturave të buta. Ndaj, është një objektiv i mirë për studime të mëtejshme, për të identifikuar më mirë karakteristikat.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”