03.03.2020 - 13:31
“Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë me vonesë, pasi janë nisur me rreth 8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore”.
Kështu bën të ditur Autoriteti Portual Durrës teksa njofton për vonesën e trageteve që nisen nga Bari, Itali.
Tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm nga Bari dhe priten të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15:00.
Ndërkohë, nuk janë regjistruar vonesa në nisjen e dy trageteve të tjerë të linjës Durrës-Bari, të cilët janë nisur mbrëmë sipas grafikut dhe tashmë janë akostuar në portin italian.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Fluks emigrantësh
10 mijë shqiptarë kthehen në një ditë në vendet e BE-së
Tmerri për pasagjerët